Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Mustafa Dauti: Dogana parandalon kontrabandën e një milion cigareve në Bogorodicë, në pranga shtetasi serb
Maqedoni

Mustafa Dauti: Dogana parandalon kontrabandën e një milion cigareve në Bogorodicë, në pranga shtetasi serb

November 25, 2026

AA

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, njoftoi se zyrtarët doganorë kanë parandaluar një tentativë të madhe për kontrabandimin e cigareve në pikën kufitare të Bogorodicës, ku janë zbuluar dhe sekuestruar një milion copë cigare pa pulla akcize, me vlerë të vlerësuar prej 9 milionë denarësh.

Sipas informacioneve të prezantuara nga Dauti, malli i paligjshëm është zbuluar në një kamion transporti, i cili në hyrje të vendit ishte deklaruar për transit me ngarkesë të rregullt prej granulatesh propileni. Pas dyshimeve të arsyeshme të ngritura nga ekipet doganore, automjeti i është nënshtruar një kontrolli të detajuar, gjatë të cilit janë gjetur 100 kuti kartoni me gjithsej 5.000 steka cigare të padeklaruara.

Me këtë aksion është parandaluar shmangia e pagesës së detyrimeve të importit në vlerë prej 13,7 milionë denarësh. Drejtuesi i kamionit, shtetas i Serbisë, është privuar nga liria, ndërsa Departamenti i Hetimeve pranë Drejtorisë së Doganave ka ngritur ndaj tij kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për veprën penale të kontrabandës.
Ky është rasti i dytë i regjistruar gjatë këtij viti në pikën kufitare të Bogorodicës, ku ndërpritet tentativë për kontrabandimin e cigareve pa pulla akcize në sasi kaq të mëdha. Aksioni është pjesë e masave të vazhdueshme të Drejtorisë së Doganave për luftimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit përmes kontrolleve të përforcuara kufitare, mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe hetimeve të koordinuara.(INA)

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Mustafa Dauti: Dogana parandalon kontrabandën e një milion cigareve në

November 25, 2026
Maqedoni

Gjysmë miliardi euro në duart e 10 firmave: Kush janë

November 25, 2026
Maqedoni

Gjysmë miliardi euro në duart e 10 firmave: Kush janë

November 25, 2026
Maqedoni

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e

November 25, 2026
Kosovë

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e pambajtura: Për 6 vite

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5253
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15646
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Gjysmë miliardi euro në duart e 10 firmave:

Vetëm dhjetë kompani ndërtimore kanë përthithur rreth gjysmë miliardi euro, ose gati një të tretën e fondeve publike për ndërtime

Maqedoni

Gjysmë miliardi euro në duart e 10 firmave:

Vetëm dhjetë kompani ndërtimore kanë përthithur rreth gjysmë miliardi euro, ose gati një të tretën e fondeve publike për ndërtime

Maqedoni

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë

Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin Sela, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.