AA
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka vlerësuar lart mobilizimin e diasporës strugane në Austri, duke e cilësuar si shembull të atdhedashurisë unike të mërgatës shqiptare.
“Mërgimtarët struganë në Austri na lanë pa fjalë me mobilizimin e tyre për vendlindjen. Faleminderit pa fund për këtë mikpritje, për mbështetjen ndaj kryetarit të ardhshëm të Strugës, Dr. Arsim Dalipi dhe listës së këshilltarëve me bartës Faton Pollozhani”, ka shkruar Sela në një postim.
Ai ka theksuar se diaspora gjithmonë ka qenë forcë e madhe për vendlindjen dhe se bashkëpunimi i saj është i domosdoshëm për zhvillimin e komunës së Strugës. (INA)
Gjatë seancës së fundit gjyqësore, Artan Grubi i bëri pyetje dëshmitarit Aleksandar Andonov nga Lotaria Shtetërore, i cili kishte qenë
Ministria e Drejtësisë shpreh shqetësim lidhur me rastin e Iva Mihailovës dhe pritjen e saj në nivel të lartë në
Mendi Qyra Nisja e punimeve për ndërtimin e autostradës Bukojçan–Kërçovë shënon një hap të rëndësishëm drejt realizimit të Korridorit VIII,