AA
ilustrim
“Derisa BDI i ka lënë pas dore komunat për dekada, VLEN ka bërë ndryshime të rëndësishme për komunat shqiptare vetëm në një vit e gjysmë”, kështu thonë nga koalicioni VLEN.
BDI, siç thuhet në reagimin e VLEN-it, shmang të flasë për problemet reale në komuna gjatë çdo cikli të zgjedhjeve lokale dhe në vend të kësaj organizon referendume dhe veprime nacionaliste për të mbuluar dështimin e vet.
Për dy dekada, zyrtarët e BDI-së, sipas VLEN, kanë shkatërruar infrastrukturën, duke lënë shumë komuna pa ujë të pastër, kanalizime, qendra sociale dhe shkolla të mirëfillta.
“Në të kundërt, VLEN ka siguruar 80 milionë euro për investime në komunat shqiptare në një kohë të shkurtër. Këto fonde po investohen në ndërtimin e shkollave, përmirësimin e furnizimit me ujë dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë të përditshme.
“Dallimi është i dukshëm dhe i prekshëm: ndërsa BDI la një boshllëk dhe varfëri, VLEN ka sjellë projekte konkrete dhe investime rekord”, thekson VLEN.
Maqedonia e Veriut e ka parë edhe më herët një skenar të tillë: kryeministra të dehur nga pushteti, të cilët
Armata e Maqedonisë po kalon një periudhë intensive modernizimi, e cila përfshin furnizimin me pajisje moderne ushtarake, reforma sistemike dhe
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat