AA
Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Shkupi do të jetë nikoqir i Festivalit Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës“. Ky manifestim do të bashkojë muzikën, teatrin, filmin, letërsinë dhe artin pamor në një ngjarje të vetme kulturore madhështore.
Mexhiti këtë ide e ka ndarë gjatë një bisede me tenorin shqiptar me famë botërore, Rame Lahaj, në Çarshinë e Shkupit.
“Ky festival do të bëhet porta kryesore e kulturës shqiptare, duke e vendosur Shkupin në qendër të hartës kulturore të rajonit”, ka theksuar Mexhiti. (INA)
Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar të drogës, ndërsa ndaj tyre është ngritur kallëzim
Në Berovë mëngjesin e sotëm janë matur -4 gradë Celsius, në Manastir 0, një gradë në Demir Kapi dhe Strumicë,
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA” për punën e bërë dhe