AA
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në një takim të veçantë aktorin e ri tetovar, Ledion Mulaku. Ai që në moshë të hershme ka filluar rrugëtimin në botën e aktrimit, duke qenë pjesë e disa projekteve filmike dhe serialeve të rëndësishme në rajon.
Mulaku është shfaqur në filmat “Dashuria s’mjafton” dhe “Shkëmbimi”, në serialin ndërkombëtar Sunrise, si dhe në projektin e fundit “Krejt e thirrin Rexhen”, ku ka interpretuar një nga rolet protagoniste. Për këtë rol ai është vlerësuar me çmimin “Best Young Actor”.
“Suksesi i tij është një shembull frymëzues për të rinjtë e Tetovës dhe një dëshmi e potencialit të madh që ka rinia jonë. Jemi krenarë për arritjet e tij dhe do të mbështesim çdo talent të ri që e përfaqëson qytetin tonë me dinjitet në fushën e artit dhe kulturës”, u shpreh Kasami. (INA)
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se të martën do të dihen emrat e ministrave të ri. Gjatë një prononcimi televiziv, kryeministri
Logos-A nxori nga botimi librin me titull: “Nga Urtësia Hyjnore te mendimi kombëtar – Filozofia islame dhe thelbi i qytetërimit
Letra që rikthen në vëmendje çështjen çame dhe kërkesat e komunitetit iu dorëzua sot Ambasadës së Greqisë në Shkup, nga