sen Shabani nga Gradeci: Bashkë do të sjellim rezultate konkrete
Sonte u zhvillua hapja e shtabit të kandidatit për kryetar komune të Vrapçishtit, Isen Shabani në fshatin Gradec.
Në fjalimin e tij, Shabani theksoi se bashkimi për një qëllim të përbashkët është çelësi i suksesit: “Bashkimi ynë për një qëllim – për fitoren dhe për zhvillimin e komunës sonë. Bashkë do të sjellim rezultate konkrete!”
Ai theksoi se fitorja do të nisë pikërisht nga Gradeci, duke shfaqur optimizëm dhe angazhim për zhvillim të qëndrueshëm në të gjithë komunën e Vrapçishtit.