Reshje bore në Strazhë (VIDEO)
Në rajonet më të larta të Maqedonisë Perëndimore mbrëmë ka filluar të bie borë, ndërsa sipas informacioneve, po bie borë më e dendur edhe në Kodrën e Diellit.
Portali “Porta” ka publikuar një video të xhiruar rreth orës 18:00 në qafën malore Strazha, në rrugën Gostivar-Kërçovë, sipas të cilës shoferët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm për shkak të kushteve dimërore.
Sipas dëshmive të shoferëve që kanë kaluar këtë aks, bora për momentin nuk po mbetet në rrugë, kështu që komunikacioni po zhvillohet pa probleme të mëdha.