AA
Bahri Cani
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork se Kosova e ka vendin në OKB.
Presidenti Begaj tha se 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka dëshmuar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe vlerave demokratike.
“Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së saj dhe mbështetja për anëtarësimin në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës dhe një hap që forcon paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor,” u shpreh Begaj.
Presideti Begaj kërkoi edhe respektimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, integrimin e tyre, përdorimin e gjuhës shqipe dhe mbrojtjen e identitetit e kulturës së tyre.
Sa i përket Shqipërisë, Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria promovon aktivisht dialogun, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe integrimin rajonal si rruga e vetme drejt stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm.
“Vizioni ynë është integrimi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe ruajtja e vlerave demokratike. E ardhmja e rajonit tonë qëndron te bashkëpunimi, jo konflikti,” tha ai.
Kreu i Shtetit kujtoi udhëtimin e Shqipërisë nga izolimi tek integrimi euroatlantik dhe theksoi përkushtimin për përfundimin e negociatave të anëtarësimit në BE në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë deri në vitin 2030.
Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shpallur sot vendimin për një rast të rëndësishëm të trafikimit të drogës, duke dënuar
Në periudhën 2020–2024, në vend janë regjistruar 508 raste të abuzimit seksual ndaj fëmijëve, ndërsa sistemi i mbrojtjes së viktimave
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cilësoi vizitën e presidentit zviceran si historike, duke e vlerësuar mbështetjen e