AA
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në hapjen e shtabit komunal në Dollnen deklaroi se shqiptarët janë të mobilizuar për plebishitin e 19 tetorit.
“Edhe Dollneni ishte zjarr, miq. Entuziazmi, besimi dhe vendosmëria e qytetarëve treguan qartë se shqiptarët janë të bashkuar, shqiptarët janë në këmbë”, tha Ahmeti para simpatizantëve.
Ai theksoi se nuk do të tolerohet më nëpërkëmbja e dinjitetit kombëtar dhe as shkelja e shtyllave të Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas tij, e ardhmja ndërtohet vetëm mbi respekt të ndërsjellë, punë të përbashkët dhe synimin e qartë drejt perspektivës evropiane.
“Ky është momenti ynë historik. Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim mbanë”, përfundoi Ahmeti.
Ditëve të fundit gjendje e tij shëndetësore është rënduar prapa grilave! Gati 19 vite i burgosur për rastin “Alfa”, Agim
Deputetja e kantonit të Bernit në Zvicër, Shasime Osmani, me prejardhje nga Kërçova, ka marrë nënshtetësinë e Republikës së Kosovës
Analisti Flogert Muça ka ngritur dyshime për praninë e një grupi personash nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, në ditën