AA
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova është bërë me vullnetin e vet peng i Serbisë.
Rama tha se për të, Kosova nuk ka fare lidhje me Serbinë dhe se Kosova nuk duhet ta ketë fare parasysh Serbinë në rrugën e vet, pasi u shpreh se “për mua, Kosova e ka fituar luftën por duhet ta fitojë paqen”, tha Rama në një intervistë për “Jehona politike”,
“Që të fitojë paqen do të thotë që të sistemohet në tryezën e bashkësisë demokratike. Kjo është e gjitha. Që ta bëjë këtë nuk duhet të shoh fare nga Beogradi, nuk duhet të mendojë fare për Serbinë, nuk duhet t’ia di fare për çfarë thonë apo çfarë pretendojnë serbët, por duhet të bëjë detyrat e veta”.
“Duhet t’i bëjë detyrat e veta për veten dhe për të ardhmen e vet, jo për serbët. Dhe këto lidhen me dialogun por lidhen me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pastaj, që do të thotë se nëse në tryezën e dialogut janë ‘x’ pika për tu përmbushur, Kosova t’i bëjë në mënyrë unilaterale dhe të shkojë përpara. Nuk ka rëndësi fare se çka bën Serbia, kurrë mos i bëftë, s’ka asnjë problem”.
Tutje, ai u shpreh se në rast se Kosova i përmbush obligimet e veta dhe Serbia jo, atëherë Kosova më drejtë i thotë të gjithëve “shkoni merruni me Serbinë, unë dua vendin tim, dua rrugën time, dua vëmendjen time’”.
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se VLEN-i është forca politike kryesore te shqiptarët, duke iu referuar anketave të fundit.
Pacientët me organe të transplantuar nga nesër, 26 gusht, do të mund ta marrin ilaçin Myfortic (mycophenolic acid) prej 180
“Nxënësit do të kenë tekste shkollore, ato janë shpërndarë dhe ndodhen nëpër shkolla. Për herë të parë këtë vit, këtë