AA
Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.
Ankimi i tij pezullon automatikisht firmën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës për shkarkimin e tij si dhe bllokon mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës deri kur gjykata të dalë me një vendim.
Në kërkesën e paraqitur, Veliaj argumenton se vendimi bie ndesh me nenin 115 të Kushtetutës, i cili parashikon shkarkimin e kryebashkiakëve vetëm në rastet e shkeljeve të rënda të Kushtetutës ose të ligjit.
Ai thekson se mungesa e tij ishte rezultat i një pamundësie objektive dhe jo një veprimi të qëllimshëm, ndërsa vendimi i qeverisë, sipas tij, ka tejkaluar kompetencat kushtetuese dhe ka cenuar autonominë vendore.
Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi më 10 shkurt.
Komisioni Rregullator i Energjetikës po shqyrton ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si qytetarët paguajnë për energjinë elektrike, me qëllim
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka bërë thirrje për protest për ditën e nesërme në Tetovë pas vendimit të Gjykatës
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka bërë thirrje për protest për ditën e nesërme në Tetovë pas vendimit të Gjykatës