AA
Zëvendëskryeministri dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Fetai, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas fjalimit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në konventën promovuese në Shkup.
Në reagimin e tij, Fetai e ka akuzuar Ahmetin për korrupsion dhe humbje të kontrollit, duke e lidhur situatën me duartrokitjet që, sipas tij, ishin në mbështetje të figurave të shpallura non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Plaku i korruptuar deri në fyt e humbi kontrollin në një sallë ku turma brohoriste për kthimin e atyre që SHBA i ka shpallur non grata. Në politikë, askush nuk të mban mend për si hyre, por për si dole,” ka shkruar Fetai.
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj presidentes bullgare Iliana Jotova, e cila e përmendi atë në deklaratën e saj
Tre persona janë privuar nga liria në Gostivar dhe Tetovë pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë,
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, vlerëson se në Bashkimin Evropian po shihet një ndryshim në qasjen ndaj mosmarrëveshjes