
Në Dibër VMRO do ta mbështesë kandidatin e VLEN-it, LSDM ua lë qytetarëve të votojnë sipas bindjeve të veta
AA
Në zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen më 19 shtator, VMRO-DPMNE dhe LSDM në Dibër dhe Qendrën Zhupë nuk kanë kandidat të vetin për kryetar komune, por do të marrin pjesë me lista të kandidatëve për këshilltarë.
Në Dibër VMRO-DPMNE do ta mbështesë kandidatin për kryetar të VLEN-it, Fisnik Mela, përderisa në Qendrën Zhupë, kandidatin nga Partia demokratike e turqve (PDT), Arian Ibraim. LSDM ua lë qytetarëve të votojnësipas bindjes së vet.
Në zgjedhjet lokale, më 19 tetor, në Dibër për funksionin e kryetarit të komunës do të luftojnë edhe Ilirian Fetahu nga AKI dhe Ramadan Imeri, kandidat i pavarur. Në Qendrën Zhupë, krahas Ibraimit, i cili tre mandate të njëpasnjëshme ishte njeriu i parë i kësaj komune, janë edhe Alil Emrulla, nga partia Lëvizja për unitet nacional të turqve dhe Inajet baki nga Partia për lëvizje e turqve.
Për anëtarë në Këshillin e komunës së Dibrës lista të këshilltarëve kanë LSDM, ku bartës është Muharrem Imerovski, VMRO-DPMNE, Silas Musliovski, VLEN, Afrim Kërkuti, AKI, Artin Spahiu dhe Dërgim Kaja, bartës i listës së kandidatëve të pavarur. Këshilli i komunës së Dibrës numëron 15 anëtarë.
Për këshillin 9-anëtarësh të Komunës Qendër Zhupë (dy më pak se më parë) lista të kandidatëve kanë DPT, ku bartës është Abdul Rexhep, LSDM, bartës i së cilës është Ajris Beqiroski, VMRO-DPMNE me bartësin Shuaip Rakipovski, DNET dhe Naim Husein dhe Xhansur Rahman nga PDT, e cila është gruaja e vetme bartëse e listës në dy komunat.
Në Listën e vetme zgjedhore në Komunën Dibër janë regjistruar 19.763, përderisa në komunën fqinje 7.551 persona me të drejtë vote. Do të votohet në 27, përkatësisht 16 vendvotime, sa edhe në ciklet e kaluara zgjedhore.