AA
Kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Shkodran Alili, ka filluar fushatën dhe takimet me mërgimtarët.
Në një takim në Zvicër ai premtoi ndërtimin e Spitalit të Kërçovës brenda dy vitesh.
“Qëllimi im kryesor për sot është që përpara jush të premtoj spitalin e Kërçovës. Në afat prej dy vitesh ai do të ndërtohet. Këta jemi ne me zgjidhje konkrete, me plane konkrete, jo me diskutime”, tha Alili.
Nga AKI reaguan duke thënë se spitali duhet të ndërtohet nga ministria e shëndetësisë, e jo nga komuna.
“Ligji për vetëqeverisje lokale neni 2 pika 9, komuna është kompetente për mbrojtjen dhe përparimin e shëndetit publik, kjo nënkupton se komuna mund të organizojë fushat edukative, të mbështes qendrat shëndetësore lokale dhe të promovojë shëndetin publik por nuk ka kompetencë për të themeluar spitalin publik të përgjithshëm në Komunën tonë”, tha Nevzat Jonuzi, udhëheqës i departamentit të shëndetësisë pran AKI-së.
Me fushatën tanimë ka filluar prej ditësh edhe kandidati i VLENIT Fatmir Limani i cili ditë më parë në një takim me mërgimtarët në Friburg tha se synim kryesor ka arsimin në Kërçovë.
“Problemi më i madh dhe çështja e cila duhet të zgjidhet urgjentisht është çështja e arsimit në Kërçovë me të gjitha problematikat që i ka duke filluar nga profesorët”, tha Limani.
Më 19 tetor për Kërçovën garon edhe VMRO DPMNE me Aleksandar Jovanovskin./Salije Sadiku/TV21
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit
Apel për mbështetje dhe më shumë përkujdesje institucionale për personat me aftësi të veçanta, kjo ishte porosia që erdhi sot
Në Ministrinë e Financave sot është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për financa publike – një trup ndërinstitucional, detyra