
Osmani s’e njoftoi takimin me Grenell-in, aty ishte edhe Gjuriç
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e një takimi të përbashkët mes emisarit për misione speciale të presidentit amerikan, Richard Grenell, dhe përfaqësuesve të rajonit.
Në foton e publikuar pas takimi, presidentja Osmani u pa ulur afër përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë dhe asaj së Maqedonisë së Veriut.
Në takim, i pranishëm ka qenë edhe ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç.
Për dallim nga takimet e tjera në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme në New York, për të cilat e parja e shtetit ka njoftuar vazhdimisht, presidentja Osmani nuk ka dhënë detaje për këtë takim.
