Ademi: Plagosja e anëtarit tonë nuk është incident i thjeshtë, po një atentat
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot ka kërkuar që organet e rendit që të zbardhin rastin e plagosjes së bartësit të listës së tyre në Komunën e Likovës, Zekirija Shahini.
“Faktet e para dhe dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë flasin qartë për një sulm të drejtpërdrejt nga një individ me maskë i cili ka vepruar për t’i rrezikuar jetën kandidatit tonë. Ky nuk është një incident i thjeshtë, por një ngjarje me indikacione i fortë për atentat dhe duhet të trajtohet si i tillë”, tha Ademi.
Ademi tha se siguria e qytetarëve është çështje shtetërore dhe jo çështje partiake.
Ademi i bëri thirrje Qeverisë, Prokurorisë, MPB-së që të veprojnë menjëherë dhe me seriozitet si garant të ligjit.