AA
Në burgjet e Maqedonisë aktualisht ka rreth 430 të dënuar me trajtim A dhe 340 me trajtim B2, bëri të ditur drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov.
“Jo të gjithë, por shumica e këtyre të dënuarve mund të jenë në lirimin me kusht, natyrisht me rekomandim paraprak nga sektori për resocializim dhe nga drejtorët e burgjeve”, tha Pandov gjatë takimit të punës me temë “Probacioni dhe lirimi me kusht”.
Në takim morën pjesë edhe drejtoresha e Akademisë, Irina Trajkoska-Strezoski, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, si dhe gjyqtarë dhe kryetarë gjykatash që merren me çështje të këtij lloji.
Pandov theksoi se sistemi i probacionit në Maqedoni ekziston prej gjashtë vitesh, por ende nuk shfrytëzohet sa duhet.
“Një i dënuar i kushton shtetit rreth 1.000 euro në muaj. Një numër i madh prej këtyre 750 personave na kushtojnë shumë si shoqëri, e ndërkohë sillen sikur janë në hotel – ne i ushqejmë dhe i ruajmë,” shtoi Pandov.
Aktualisht, mbi 900 persona janë nën masa probacioni, ndërsa ekzistojnë më shumë se 100 kërkesa për ndërprerje të tyre, kryesisht për shkak të mosrespektimit të detyrimeve nga ana e të dënuarve.
Në seancën e sotme për pyetje deputetësh në Kuvend, është zhvilluar debat i ashpër mes kryeminsistrit, Hristijan Mickoski, ministrit për
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Koalicioni VLEN kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta lidhur me ndërmarrjen shtetërore MEPSO dhe vendimin ndërkombëtar
Blendi Hondai nga Forumi për Ndryshime në Arsim, në një konferencë të mbajtur për shtyp, ka deklaruar se Arbëresha Bexheti