AA
Dy vjet pas sulmit në Banjskë, Britania ritheksoi thirrjen ndaj Serbisë që të bashkëpunojë për “tkurrjen e tensioneve” dhe të sigurojë “përgjegjësinë penale të autorëve të sulmit”, përfshirë Milan Radoiçiqin.
“Llogaridhënia për sulmin në Banjskë dhe për sulmet ndaj KFOR-it është pritur shumë gjatë”, ka deklaruar ërfaqësuesja e Britanisë gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u diskutua raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për Kosovën.
Arrestimin e Radojeçiçit e kërkoi edhe përfaqësuesi i Francës në KS të OKB-së, Jay Dharmadhikari.
Në fjalën e tij gjatë seancës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Dharmadhikari tha se për Francën është e papranueshme që sulmuesit e Banjskës të mbeten në liri.
“Është e papranueshme që kryesit e sulmit në Banjskë të mbesin në liri më shumë se dy vjet pas këtyre ngjarjeve. Është kritike që të gjithë kryesit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë”, deklaroi Jay Dharmadhikari.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit serb Ivica Daçiç i cili tha se
Vendimi për suspendimin e gjashtë policëve të përfshirë në rastin e dhunës ndaj dy të rinjve shqiptarë dëshmon se institucionet
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në