AA
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi kofirmoi se një shofer 44-vjeçar i një automjeti të postës private është sulmuar në dalje të autostradës në fshatin Duhel.
“Sot, më datë 24.10.2025, rreth orës 07:45, një person mashkull, 44-vjeçar, ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar një automjet tip kombi, postë private, në dalje të autostradës në fshatin Duhel, është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur. Të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para. Viktima nuk ka lëndime dhe nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura”, ka njoftuar ai./Alsat.mk
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale
Sëmundja e lijës së deleve po shkakton dëme të mëdha materiale dhe po rrezikon ekzistencën e dhjetëra fermerëve në vend.
Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të