AA
LSDM sot ka reaguar lidhur me pastrimin e mbeturinave mbrëmë në Shkup.
Nga atje akuzojnë se Shkupi po mbytej në mbeturina për muaj të tërë vetëm që Orce të bënte truke PR.
“Për muaj të tërë, Shkupi po mbytej në mbeturina, banorët e Shkupit jetonin në ndyrësi çdo ditë nga e cila dilnin brejtës, dhe qeveria e OBRM-PDUKM-së nuk bëri asgjë.
Në vend që të organizonte një pastrim të qytetit, OBRM-PDUKM qëllimisht bllokoi mbledhjen e mbeturinave dhe nuk bëri asgjë, as përmes ZELS-it dhe as përmes Bordit të Drejtorëve të Higjienës Komunale, i la banorët e Shkupit të mbyten në mbeturina.
Mbrëmë, banorët e Shkupit panë pse mbeturinat mbetën, pse nuk u bë asgjë për muaj të tërë, vetëm që Orce Gjorgjievski të bënte truke PR, spektakle cirku me dronë dhe kamera.
Ky është një qëndrim i turpshëm dhe nënvlerësim i qytetarëve të vet.
Ndërsa bota dhe rajoni po përparojnë me inteligjencë artificiale, ndërsa fqinjët tanë po dërgojnë satelitë në orbitë, OBRM-PDUKM dhe Orce Gjorgjievski na kanë sjellë në atë pikë, në bllokada të qëllimshme për të bërë PR”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Komuna e Çairit përuroi sot rrugën “Avni Mula”, që është njëri prej personaliteteve më të mëdha të muzikës klasike shqiptare.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës në Spiatalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin në Leshkë të Tetovës
Një zyrtar i punësuar në Qendrën e Punësimit në Prilep dyshohet se ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 18.000 denarësh