AA
Qendra për të Drejtat e Njeriut përmbylli me sukses projektin për monitorimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës
Bujanoc, nëntor 2025 – Qendra për të Drejtat e Njeriut ka përmbyllur me sukses aktivitetet kërkimore dhe promovuese në kuadër të projektit “Monitorimi i përdorimit të gjuhës shqipe në shenjimin e sinjalistikës rrugore dhe institucioneve publike në Luginën e Preshevës”.
Në kuadër të projektit u mbajt konferenca përmbyllëse, ku u prezantuan gjetjet kryesore të hulumtimit dhe rekomandimet për përmirësimin e zbatimit të dygjuhësisë zyrtare në komunat e Preshevës dhe Bujanocit.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Shqipëris në Beograd, Këshillit Kombëtar Shqiptar, të institucioneve lokale, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave,përfaqësues të OSBE-së, deputeti popullor, dhe student. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e respektimit të të drejtave gjuhësore dhe zbatimit të dispozitave ligjore që garantojnë përdorimin e gjuhëve të pakicave në jetën publike.
Ky projekt u mbështet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, me financim të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, dhe u realizua nga Qendra për të Drejtat e Njeriut me synim të nxisë dialogun institucional dhe përfshirjen e komunitetit në promovimin e barazisë gjuhësore dhe kulturore në Luginën e Preshevës.
Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara njoftoi se SHBA dhe RMV kanë arritur Marrëveshje korrnizë për tregti reciproke, të
Edhe një dorëheqje nga Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion. Cveta Ristovska ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i anëtares së
Denoncimi i TV Shenja për semaforin dekor të vendosur 5 vite më parë në bulevardin “Hristian Todorovski Karposh” ka alarmuar