AA
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjashtë persona janë ndaluar pas ndeshjes së futbollit ndërmjet KF “Sileks” nga Kratova dhe KF “Shkupi” nga Shkupi, e zhvilluar në stadiumin e Kratovës, për shkak të sjelljeve të pahijshme dhe thirrjeve me përmbajtje raciste e ofenduese ndaj shqiptarëve.
Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes, nëpunësit policorë nga NJBP Kratovë kanë konstatuar shkelje të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljeve të pahijshme në ngjarjet sportive.
Të ndaluarit janë: S.Ç. (31), S.D. (28), D.I. (29), M.T. (28), S.P. (27) dhe T.K. (45), të gjithë nga Kratova. Ata dyshohen se kanë bërë thirrje dhe brohoritje me përmbajtje fyese dhe albanofobe, duke nxitur urrejtje etnike gjatë ndeshjes.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave të përfshirë do të ngrihen parashtresa përkatëse penale.
Ky incident ka ngjallur reagime në opinionin publik, duke rikthyer në vëmendje nevojën për masa më të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes dhe racizmit në sport.(INA)
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe temperatura të larta. Gjatë pasdites priten
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në disa pjesë të vendit janë regjistruar
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale