AA
Ish ministri i drejtësisë në RMV, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar ngërçin rreth emërimit të të besuarve nga ana e qeverisë në Gostivar dhe Vrapçisht duke theksuar se të besuarit e qeverisë duhet të jenë të besuarit e popullit, përndryshe, deformimi i vullnetit është thirrje për rezistencë.
Ja postimi i tij:
Të besuarit e Qeverisë duhet të jenë ata që janë të besuarit e popullit përmes votës në ato komuna; përndryshe, deformimi i vullnetit është thirrje për rezistencë.
Këshillat Komunalë përkatës, si bartës të sovranitetit lokal, duhet të mbajnë seanca me një pikë të rendit të ditës, ku përmes një Deklarate të Këshillit Komunal t’i bëjnë thirrje Qeverisë për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Administrata komunale, së bashku me Këshillin e Komunës, ndërmarrjet komunale dhe organet e tjera, duhet që përmes grevës – si mjetit më të lartë të alarmit demokratik t’i bëjnë me dije shumicës dhe faktorit ndërkombëtar se inxhinieringu politik dhe shtetëror nuk kalon.
Çdo gjë tjetër do të ishte hapje e rrugës për instrumentalizim.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) organizoi protestë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, nën moton “Luftojmë
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar sërish duke kërkuar sqarime dhe veprime institucionale lidhur me një vendim të drejtorit
Policia e Maqedonisë së veriut ka arrestuar shtatë persona nën pretendimin se dyshohen për tentativë djegieje të një objekt fetar