AA
Me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës, 34 vjet nga miratimi i saj, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, u dërgoi një video-fjalim qytetarëve dhe u bëri thirrje atyre të jenë besnikë ndaj Kushtetutës dhe të përmbushin detyrën e tyre ndaj atdheut.
“Me rastin e 17 nëntorit, ditës kur u miratua Kushtetuta e Republikës 34 vjet më parë, ju bëj thirrje të jeni besnikë ndaj Kushtetutës, është detyra jonë. Forca e Kushtetutës qëndron tërësisht në përkushtimin e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Vetëm nëse secili prej nesh e ndien atë detyrë, të drejtat kushtetuese do të mbrohen”, tha Kostadinovski.
Ai theksoi se ndërtimi i një shteti ligjor sot përfaqëson një akt patriotizmi suprem dhe dashurie për vendin e vet, si dhe mënyrën më të sigurt për të ruajtur besën e paraardhësve dhe për të siguruar një të ardhme për trashëgimtarët në një shtet të lirë, demokratik dhe të begatë.
“Ju bëj thirrje në këtë ditë, si brez, të përmbushim detyrën tonë ndaj atdheut tonë”, theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese./Telegrafi/
https://www.facebook.com/watch/?v=2012100032910756
Gjykatësja Janet Vargas e Gjykatës Federale të Rrethit në Manhattan vendosi se zyrtarët amerikanë në praktikë ishin udhëzuar të refuzonin
Ministria e Punëve të Brenshme ka njoftuar se që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar
Partia VLEN sot ka njoftuar se përmes ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka propozuar rikthimin e “shportës shkollore”,