AA
Kapitenit serb si del inati: Lutet që Shqipëria të mos kualifikohet
Kapiteni i Serbisë, Filip Kostiq, pasi mbeti jashtë Botërorit me kombëtaren e tij, është “ngushëlluar” duke u marrë me Shqipërinë. Në vend që të flasë për dështimin e Serbisë, ai ka deklaruar se beson se Shqipëria nuk do të arrijë të kualifikohet në Botërorin e ardhshëm.
“Na vjen rëndë, sepse që para këtij terminin praktikisht i kishim humbur gjasat për t’u kualifikuar, madje edhe për vendin e dytë. Sikur të kishim dalë të dytët, e di që do të kualifikoheshim. Po ashtu, jam i bindur se shqiptarët nuk kanë kualitet dhe se nuk do të luajnë në Botërorin e verës së ardhshme”, është shprehur Kostiq.
Serbia e mbylli me fitore këtë cikël kualifikues, por pa e arritur objektivin kryesor – nuk arriti dot në dy vendet e para të grupit dhe mbeti edhe pa shansin e “play off”-it për Botëror. Anglia e justifikoi rolin e favoritit, ndërsa serbët i dhemb veçanërisht humbja në shtëpi ndaj Shqipërisë, që i la jashtë garës për vendin e dytë.
Kostiq, megjithatë, ka lavdëruar ardhjen e Paunovićit në pankinë si një hap pozitiv për të ardhmen e kombëtares serbe.(INA)
Gjykatësja Janet Vargas e Gjykatës Federale të Rrethit në Manhattan vendosi se zyrtarët amerikanë në praktikë ishin udhëzuar të refuzonin
Ministria e Punëve të Brenshme ka njoftuar se që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar
Partia VLEN sot ka njoftuar se përmes ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka propozuar rikthimin e “shportës shkollore”,