AA
Mbi 100 amendamente po shqyrtohen në Komisionin Parlamentar për Financat dhe Buxhetin, i cili po zhvillon debat për Projektbuxhetin e vitit 2026.
Sipas propozimit të paraqitur, të ardhurat totale për vitin 2026 parashikohen të arrijnë në 374.7 miliardë denarë (rreth 6 miliardë euro), ndërsa shpenzimet në 413.9 miliardë denarë (rreth 6.7 miliardë euro). Investimet kapitale janë planifikuar në nivelin e 40.5 miliardë denarëve, që përkthehet në rreth 650 milionë euro.
Projeksionet ekonomike parasheh një rritje prej 3.8%, inflacion prej 2.5% dhe deficit buxhetor prej 3.5% të BPV-së.
Në Buxhet janë paraparë më shumë mjete për pensionet, pagat dhe transfertat sociale, por një pjesë e madhe e këtyre shpenzimeve do të duhet të mbulohen përmes huamarrjes së re, për të zbutur hendekun mes të ardhurave dhe shpenzimeve.
Projektbuxheti për vitin 2026 parashikon rreth 1.9 miliardë euro për pensionet dhe 855.3 milionë euro për pagat e sektorit publik, një rritje prej rreth 7% krahasuar me vitin aktual, kur u ndanë 780 milionë euro, shkruan INA.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal ndaj Z.N. (60) nga fshati Volinë, Komuna e Debërcës, për shkak të bazave të dyshimit
Ministria e Jashtme Bullgare thotë se i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së komunikimeve diplomatike dhe dënon të gjitha veprimet
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 108-të, miratoi ligjet për shërbimin gjyqësor dhe shërbimin e