Liverpulli “shënjestron” zëvëndësuesin e Mohamed Sallahut te Barcelona
Mohamed Sallah pritet të largohet në përfundim të këtij sezoni, me “faraonin” që e pret një kontratë sheikësh në Arabinë Saudite.
Largimi i tij do të krijonte një boshllëk të rëndësishëm tek Liverpulli dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit të kuq kanë nisur që tani sondazhet për të gjetur pasuesin e tij të mundshëm.
Sipas mediave angleze dy janë kandidatët kryesorë për të marrë vendin e tij, bëhet fjalë për Ansu Fati, pjesë e Brajtonit këtë sezon, por në pronësi të Barcelonës. Emri tjetër është Rafinja, sërish pjesë e Barcelonës.