(VIDEO) 52 vjeçari rreh me grushta partneren e tij shtatëzënë
Prokuroria Publike e Shkupit ka filluar procedurë kundër një burri 52-vjeçar të dyshuar për veprën penale “Lëndim trupor”. I dyshuari, ndërsa kryente dhunë në familje në shtëpinë në rrugën “Rajko Zhinzifov”, sulmoi fizikisht partneren e tij 32-vjeçare, e cila ishte në muajin e dytë të shtatzënisë, njofton Prokuroria. Në deklaratë thuhet se gjatë një grindjeje, ai filloi ta godiste gruan me grushte dhe shuplaka, duke i shkaktuar lëndime fizike – gërvishtje, ënjtje dhe hematoma në kokë dhe trup.
Prokuroria Publike e Shkupit
“E dëmtuara filloi të bërtiste me zë të lartë dhe të kërkonte ndihmë me qëllim që fqinjët ta dëgjonin dhe të thërrisnin policinë, por sa më shumë bërtiste ajo, aq më agresiv bëhej i dyshuari dhe e godiste më fort, dhe në një moment, me qëllim që ta heshtte, e kapi për fyti”.
Prokuroria informon se viktima, për të shpëtuar veten dhe për t’u larguar nga shtëpia, e bindi të dyshuarin të shkonte te një gjinekolog për të bërë një ekzaminim dhe për të parë foshnjën. Ndërkaq kur ata shkuan tek gjinekologu i tyre familjar me makinë dhe i dyshuari ndaloi në semaforët në bulevardin “Shën Kliment Ohridski”, e dëmtuara arriti të shpëtonte nga automjeti dhe hyri në një kafene për të kërkuar ndihmë. Ajo mori hua një telefon celular nga një burrë që ishte ulur në kafene dhe menjëherë e raportoi në polici.
Prokurori publik kërkoi nga gjykata detyrim për të dyshuarin që të paraqitet periodikisht te një zyrtar i caktuar ose te një organ shtetëror kompetent, sekuestrim të përkohshëm të pasaportës, si dhe ndalim për t’u afruar ose për të mbajtur kontakt me palën e dëmtuar.
Anida Murati /SHENJA/