Pa rrymë një pjesë e Qendrës, Çairit dhe Studeniçanit
Pa energji elektrike sot nga ora 07:30 deri në orën 15:00 do të mbeten një pjesë e rrugës “Nikolla Trimpare” 15 dhe një pjesë e rrugës “Mirosllav Krlezha” nga nr. 16 deri në 20, si dhe disa lokale dhe hyrje të ndërtesave në bulevardin “Klimenti i Ohrit” nr. 54 në komunën Qendër.
Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Shkup ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:30 deri në orën 15:30 në një pjesë të rrugës “Mirosllav Krlezha” (pas Gjuro Gjakoviçit të vjetër) nr. 52, 54, 56, 58, 60, 62 në komunën Qendër, nga ora 08:00 deri në orën 14:30 për shfrytëzuesit e Retail Point Park në komunën Çair, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 13:00 në një pjesë të fshatit Studeniçan pranë Burdemit në komunën Studeniçanit.