Sulmues nga Ishujt Faroe te FC Shkupi, Edmundson firmos deri më 2025
Futbollisti i Ishujve Faroe, Joan Simun Edmundsson është përforcimi i radhës për FC Shkupin. Sulmuesi shtatëgjatë vjen nga skuadra e “Akureyri”, ndërsa më parë ka vehsur fanellën e skuadrave të Beverenit, Vaaslandit në Belgjikë, Arminia Bielefeldit në Gjermani, Odense dhe Vejle në Danimarkë, si dhe Torshavn, Argir, Fredericia, Njukasëll (rezervat) dhe Viking.
Gjithashtu ka qenë pjesë e gjeneratave të kombëtares së tij Ishujt Faroe, ndërsa me përfaqësuesen e seniorëve ka 85 paraqitje dhe 8 gola të shënuar. Edmundsson është shprehur i kënaqur për arritjen e marrëveshjes me klubin tonë, duke premtuar se do të jetë një sfidë e re për te që të arrijë suksese të tjera së bashku me ekipin.
“Pres me padurim këtë sfidë të re dhe të bashkohem me një klub shumë ambicioz që dëshiron të jetë sfidues titulli çdo vit, të kualifikohet në garat evropiane, duke zhvilluar në të njëjtën kohë edhe talentet që ka në ekip. Mendoj se kam marrë vendimin e duhur duke zgjedhur këtë opsion, e them këtë me plot bindje pasi që takova lojtarët dhe stafin. Kjo ka konfirmuar ndjenjën që kisha para se të nënshkruaja”, ka thënë Edmundsson.
FC Shkupi dhe Joan Simun Edmundsson kanë arritur dakordin e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025.