Fillon grupi i dytë i Akademisë Politike BDI-Çair
Sonte ka filluar zyrtarisht punën grupi i dytë i Akademisë Politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair.
Në këtë cikël janë përzgjedhur 20 të rinj dhe të reja, të cilët pas procesit të aplikimit janë bërë pjesë e këtij programi edukativ dhe zhvillimor.
Akademia Politike synon të krijojë një hapësirë për të mësuar, për të diskutuar dhe për të thelluar njohuritë mbi organizimin politik, proceset vendimmarrëse dhe përgjegjësinë publike. Përmes ligjëratave, diskutimeve dhe aktiviteteve praktike, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre në lidership, komunikim politik dhe angazhim qytetar.
Akademia Politike e BDI-së në Çair vazhdon të mbetet një platformë e rëndësishme për përfshirjen dhe fuqizimin e të rinjve në proceset demokratike dhe në jetën publike.
Akademia Politike BDI-Çair e udhëhequr nga nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, është mbajtur në Qendrën Inovative – INNOX.