Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Gashi nga Tirana: Mundësitë reale në vend janë çelësi i parandalimit të migrimit
Maqedoni

Gashi nga Tirana: Mundësitë reale në vend janë çelësi i parandalimit të migrimit

April 15, 2026

AA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare të mbajtur në Tiranë, ku u diskutua mbi rolin e diasporës në zhvillimin demokratik dhe përfaqësimin institucional.

Në fjalën e tij, Gashi theksoi rëndësinë e adresimit të shkaqeve të migrimit, duke nënvizuar nevojën për krijimin e politikave të qëndrueshme që sigurojnë përfaqësim më të madh të diasporës në proceset vendimmarrëse. Ai veçoi gjithashtu domosdoshmërinë e ndërtimit të mundësive reale për qytetarët, me qëllim që ata të mund të realizojnë potencialin e tyre intelektual dhe profesional në vendin e tyre, si një nga mënyrat kyçe për parandalimin e migrimit.

Në kuadër të kësaj vizite, Gashi realizoi takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Në këtë takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, si dhe përkushtimi i përbashkët në rrugën drejt integrimit evropian. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke diskutuar edhe për zhvillimet politike dhe rolin shtetformues të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve infrastrukturore si element kyç për forcimin e lidhjeve ndërmjet vendeve. U theksua se partneriteti strategjik me orientim të qartë euroatlantik, bashkëpunimi korrekt dhe mbështetja e ndërsjellë mbeten shtyllat kryesore për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve vëllazërore.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Gashi zhvilloi gjithashtu takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi. Në këtë takim, i pari që nga marrja e detyrës së tij si kryeparlamentar, u vlerësua si hap i rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit ndërparlamentar. Bashkëbiseduesit diskutuan për përparimet dhe sfidat e përbashkëta në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar rolin e kuvendeve në afrimin e politikave, shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e një dialogu të qëndrueshëm institucional. Me këtë rast, Kryetari Gashi e ftoi homologun e tij për një vizitë zyrtare në Shkup, me qëllim thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit përmes diplomacisë parlamentare dhe iniciativave të përbashkëta.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me

November 13, 2026
Kosovë

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, ja çfarë biseduan

November 12, 2026
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

November 12, 2026
Kosovë

“Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, Ambasada britanike kundërshton

November 12, 2026
Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë, busull orientimi

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5160
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15468
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka bërë publike listën e fundit të borxhlinjve për muajin nëntor. Në të figurojnë

Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian

Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë,

Grupi parlamentar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, duke e akuzuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.