(VIDEO) Filipçe: Waitz konfirmon se kjo Qeveri nuk dëshiron të jetë në BE
“Evropa po dërgon një mesazh të qartë se nuk ka përparim derisa të përmbushen kushtet, dhe kjo përfshin ndryshimet kushtetuese”. Kështu tha sot kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, duke shtuar se raportuesi për RMV-në Tomas Waits dha kritika të qarta për këtë qeveri për bllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Waitz vetëm e konfirmon atë që qytetarët ndiejnë çdo ditë. Kjo qeveri nuk dëshiron të jetë në BE sepse dëshiron kontroll partiak mbi institucionet, sepse dëshiron media partiake, sepse dëshiron gjyqësor partiak dhe sepse dëshiron burime shtetërore që do të përdoren vetëm për tendera partiakë”.
Ai thekson se kryeministri po mundohet ta mohoj realitetin dhe kritikat të cilat vijnë nga Evropa, por faktet janë të qarta, duke përmendur deklaratat e raportuesit Ëaits.
Filipçe akuzon Qeverinë e Mickoskit se siç thotë përderisa e pengojnë përparimin evropian të vendit, funksionarët e tyre pajisen me pasaporta bullgare.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Derisa e bllokojnë rrugën evropiane, gjysma e VMRO-së, përfshirë edhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit, kanë pasaporta bullgare. Ky është patriotizmi i tyre i rremë. Ata gjoja mbrojnë identitetin e tyre, por privatisht marrin pasaporta bullgare, evropiane.”
LSDM thotë se mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane dhe se nuk do të lejojnë që Maqedonia të jetë “zorrë qorre” e Ballkanit vetëm që Mickoski dhe VMRO të vazhdojnë të vjedhin.
Samir Mustafa /SHENJA/