Kamçev nuk ka të drejtë për 1.5 milion euro në rastin “Reket”
Biznesmeni Jordan Kamçev nuk ka të drejtë të kërkojë 1.5 milionë euro si dëmshpërblim për rastin “Reket”, për të cilin u dënuan ish-prokurorja speciale Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski.
Bëhet fjalë për një procedurë civile në të cilën biznesmeni kërkonte që ata t’ia kthenin paratë që ai pretendon se i kishte dhënë si ryshfet.
Në vitin 2022 ai ngriti padi kundër Janevës, Jovanovskit dhe Zoran Milevskit – Kiçeeç, por më pas hoqi dorë nga padia ndaj Milevskit.
Pasi gjykatat më të ulëta e refuzuan padinë e tij, ai paraqiti kërkesë për rishqyrtim në Gjykatën Supreme, e cila vendosi se ai nuk ka të drejtë mbi këto para dhe se në rastin “Reket” ai nuk konsiderohet palë e dëmtuar, raporton Prizma.
Jovanovski dhe Janeva kaluan disa vite në burg për “Reket”, ndërsa tani janë në liri.