(VIDEO) VMRO: LSDM vetpromovohet si pro-evropiane për të mbuluar tradhtitë kombëtare
Valentin Manasievski, anëtar i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj LSDM-së dhe liderit të saj Venko Filipçe. Ai deklaroi se LSDM paraqitet si një opsion pro-evropian, por sipas tij, gjithçka që thonë vazhdimisht përgënjeshtrohet nga institucionet evropiane ose nga eurodeputetët. Manasievski theksoi se opsioni pro-evropian është një etiketë që LSDM dhe Venko Filipçe ia vendosin vetes vetëm për të dhënë justifikime të rreme, ku siç thotë ai, për të gjitha tradhtitë kombëtare që i bënë gjatë kohës sa ishin në pushtet.
VALENTIN MANASIEVKSI, ANËTAR I KQ TË VMRO-DPMNE
“Gjithashtu, edhe gënjeshtra që përhapën për deklaratën e eurodeputetit dhe raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, zotëri Thomas Waitz, për të cilën ai vetë menjëherë reagoi dhe e përgënjeshtroi, përfundoi se Maqedonia ka përparim të madh në agjendën e reformave. Të mos e harrojmë panikun, kaosin dhe histerinë që përhapën për fondet nga programi IPARD, e cila gjithashtu u përgënjeshtrua në një njoftim nga Komisioni Evropian”.
Manasievski pretendon se Venko Filipçe flet për interesa kombëtare, kurse bashkëpartiaku i tij dhe anëtar i IO-së, Rubin Zemon, i cili ishte pjesë e strukturës qeverisëse gjatë kohës së Zoran Zaevit, sipas tij kanë deklaruar publikisht se Goce Dellçev është i parëndësishëm dhe një mit. Ai po ashtu shtoi duke thënë se LSDM nën udhëheqjen e Venko Filipçes është i njëjti LSDM si ai nën udhëheqjen e Zoran Zaevit. /SHENJA/