Autobusi përfshihet nga zjarri në autostradën Veles–Shkup, nuk ka të lënduar
Autobus me targa të Prilepit është përfshirë nga zjarri në autostradën Veles–Shkup, pranë pikës së pagesës në Otovicë.
Sipas MPB-së, të gjithë pasagjerët kanë dalë me kohë dhe nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe policia e trafikut në Veles, ndërsa zjarri ka shpërthyer gjatë lëvizjes së autobusit. Shkaqet ende nuk dihen, ndërsa qarkullimi në këtë segment u ndërpre përkohësisht.