Albin Kurti: Për dallim prej Qeverisë së kaluar, VLEN-i po punon shumë më intensivisht
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se VLEN-i punon shumë më intensivisht se Qeveria e kaluar, sa i përket rrugëve që lidhin Maqedoninë e Veriut me Kosovë, gjegjësisht aksin Tetovë – Prizren.
Kurti tha se dy bashkëkryetarët e VLEN-it Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, e kanë siguruar për nënshkrimin e projektit dhe operatorin ekonomik për rrugën Tetovë – Prizren dhe se punojnë shumë më intensivisht se Qeveria e kaluar.
“”Tashmë e kanë nënshkruar projektin dhe operatorin ekonomik. Për këtë gjë më kanë siguruar edhe dy bashkëkryetarët e VLEN-it Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët janë duke punuar shumë më intensivisht, për dallim prej qeverisë së kaluar”, tha Kurti.
Ai përmendi edhe bashkimin e VLEN-it, me çka tha se është zhvillim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në hapësirën shqiptare.
“Pesë subjekte u bënë bashkë para një jave. Është zhvillim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në hapësirën shqiptare”, tha Kurti duke iu përgjigjur gazetarit gjatë debatit në KTV./ZYRTARE.net/