(VIDEO) Zërat për tërheqjen e ambasadorit Meidani, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Në media dhe rrjete sociale po qarkullojnë informacione për largimin e ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani. Të shumta ishin komentet që kërkonin vazhdimin e angazhimit të tij në Maqedoni të Veriut, duke nisur madje edhe peticione për ta kërkuar një gjë të tillë nga kryeministri Edi Rama. Por kishte edhe një masë tjetër që ju gëzua lajmit për shkarkimin e mundshëm të tij.
Pas këtyre informacioneve në opinionin, reagoi Ministria e Jashtme e Shqipërisë, duke thënë se komentet nuk e përbëjnë realitetin. Në prononcimin e tyre theksohej se lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë
“Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla.Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme”.
Një reagim për këtë çështje nuk ka bërë vetë ambasadori Mejdani. Prononcimi i tiji fundit ka qenë kur reagoi për devijimin e rrugës së studentëve shqiptarë që kishin ardhur nga Tirana për tiu bashkangjitur protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët të hënën kërkuan që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe ne shqip.
Ambasadori Mejdani gjatë qëndrimit në Shkup ka qenë aktiv dhe i zëshëm dhe nuk ka nguruar të reagoj për shumë zhvillime në vend, sidomos të atyre që kishin të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në RMV. Disa herë është kritikuar se e ka tejkaluar rolin e tij prej diplomati.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/