Turqia dhe Egjipti, destinacioni kryesor për turistët nga Maqedonia e Veriut
“Valixhet po bëhen gati dhe kërkimet për destinacionin ideal tashmë kanë filluar. Qoftë për disa ditë në bregdet, në qytetet evropiane apo edhe aventura më të largëta, por kureshtja mbetet se cilat janë destinacionet më të kërkuara. Për këtë kemi kontaktuar angjencinë ETC travel nga ku ata thanë se edhe këtë vit fluksi i udhëtimeve është i lartë”.
Sa kanë rezervuar tashmë qytetarët dhe cilat destinacione po kryesojnë listën e preferencave? Interesimi i qytetarëve në Maqedoninë e Veriut vazhdon të dominohet nga Turqia dhe Egjipti. Sipas të dhënave nga agjencitë turistike, mbi 10 mijë qytetarë kanë zgjedhur Turqinë, ndërsa mbi 4 mijë të tjerë Hurghadën si destinacion për pushimet e kësaj vere.
Me afrimin e verës, telefonatat, kërkesat dhe rezervimet në agjencitë turistike janë shtuar ndjeshëm. Nga plazhet e Mesdheut deri te qytetet më të vizituara të Europës, qytetarët po planifikojnë arratisjen e tyre të radhës. Për të kuptuar se ku po udhëtohet më shumë këtë sezon dhe sa i madh është interesimi, vizituam agjencitë turistike që po përjetojnë një periudhë të ngarkuar pune. Nga ETC Travel për tvShenja theksuan se kërkesa për udhëtime edhe këtë vit është aktive dhe në rritje, nga ku lanë të ditur se destinacionet më të kërkuara për momentin janë Antalia, Hurghada në Egjipt, Bodrumi dhe Greqia.
Ermir Imami punonjës në ETC travel
“Këtë vit interesimi është pak më i madh se sa vjet, për arsye të çmimeve pak më të arsyeshme që janë, sidomos last minute çmime dhe e shohim këtë javën e fundit sidomos të këtij muaji, interesimi është pak më i madh në krahasim me vitet e tjera. Destinacionet më të kërkuara për momentin janë Antalia, Hurghada në Egjipt është Bodrumi dhe Greqia, pastaj kemi edhe kërkesa që janë si Shqipëria dhe Mali I Zi”.
Ndërkaq tutje ai thekson se sezoni me fluks më të madh udhëtimesh fillon nga data 10 deri në 15 korik e deri në fillim të shtatorit, dhe se kryesisht interesimi më i madh bazohet sipas kohës me temperatura më të larta.
Ermir Imami punonjës në ETC travel
“Sezoni me fluksin më të madh është prej fillimit të korikut dmth nga data 10 deri në 15 korik e deri në fillim të shtatorit, pastaj pjesa tjetër njejt ka fluks të madh por jo sa ka pjesa e korikut dhe gushtit. Tash interesimi më i madh normal është edhe pjesa kur është koha më e mirë në pjesën e Greqisë dhe Shqipërisë se Antalia dhe Hurghada për periudhë kohore dmth si kohë më të mirë e kanë deri në tetor”.
Mes zgjedhjeve të shumta dhe destinacioneve të ndryshme, dëshira për të udhëtuar as këtë verë nuk mungon. Interesi mbetet i lartë dhe rezervimet po vazhdojnë, duke paralajmëruar një sezon veror të ngarkuar për agjencitë turistike.
Anida Murati /SHENJA/