Logos-A sjell veprën monumentale në dy vëllime të Mevlana Xhelaleddin Rumiut “Divani Kebir”
Sh. B. Logos-A gjatë këtyre ditëve ka nxjerr në dritën e botimit, veprën monumentale në dy vëllime të Mevlana Xhelaleddin Rumiut “Divani Kebir”.
Botimi i veprës “Divani Kebir” nga Logos-A, përbën një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe një mundësi të çmuar për lexuesin shqiptar që të njihet nga afër me mendimin, filozofinë dhe universin poetik të njërit prej figurave më të mëdha të letërsisë dhe spiritualitetit botëror.
Postimi i Logos-A në vijim:
Si një sihariq për lexuesin e gjerë Logos-A sjell veprën monumentale në dy vëllime të Rumiut, “Divani Kebir”.
Në këtë vepër e cila llogaritet si pjesë e kulturë së përgjithshme botërore Rumiu përmes poezisë shpalos dashurinë ndaj Krijuesit.
Një nga elementët kryesorë të poezive të tij është edhe ideja e Uniteti të Qenies (Vahdetul Vuxhud), sipas së cilës të gjithë ne jemi pjesë e një tërësie më të madhe dhe dashuria është forca që na lidh me njëri-tjetrin dhe rrjedhimisht me Zotin.
Frymëzimi vazhdon…