Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Ruga Tetovë-Prizren, Nikollovski: Tani po punohet në projektimin e tunelit
Maqedoni

Ruga Tetovë-Prizren, Nikollovski: Tani po punohet në projektimin e tunelit

July 10, 2026

AA

Për rrugën Tetovë-Prizren, po punohet në projektimin e tunelit, pasi ai të jetë tuneli më i madh në shtet. Kështu u përgjigj ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski, në pyetjen se në çfarë faze është rruga Tetovë-Prizren, për të cilën Qeveria e RMV-së dhe Kosovës janë dakorduar për ta ndërtuar. Ai theksoi se është i kënaqur për ecjen e dinamikës së punimeve, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një prej projekteve më të mëdha, për të cilin, pasi ta përfundojnë projektimin do të dinë edhe vlerën e së njejtës.

Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit

“Fakulteti i Ndërtimtarisë i cili e ka përfunduar më projekin bazë, flas për anën tonë të projektit, ka kërkuar informacione shtesë në pjesën e gjatësisë së tunelit dhe pikën e lidhjes, , ne ato informacione po i dorëzojmë, marrë parasysh se do të ketë një tunel mjaftë të gjatë, gjegjësisht tuneli më i madh në shtet. Tani po punohet në projektimin e tunelit, tunelet janë projektet më komplekse inxhinierike dhe sapo të përfundojnë projektimin e tunelit, ne do ta dimë vlerën e saktë dhe do të fillojmë të sigurojmë fonde, pas së cilës do të fillojmë punën”.

Kurse sa i përket punimeve në autostradën Tetovë-Gostivar, ministri paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të jenë gati kilometrat e para, ndërsa shtoi se nëse punët shkojnë sipas dinamikës së tanishme, ajo do duhet të jetë e gatshme në vitin 2028.

Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit

“Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar po shkon mirë. Është një autostradë që kjo qeveri e nisi, të gjitha çështjet që lidhen me shpronësimin janë zgjidhur, tani po zgjidhen edhe çështjet që lidhen me zhvendosjen e tubacioneve. Gjithashtu, nuk duam ta shkëpusim popullsinë nga njëra anë ose tjetra e autostradës, prandaj edhe mbikalimet, pra urat, po punohen paralelisht, dhe nëse vazhdojmë me këtë vrull, do të shohim kilometrat e parë të përfunduar vitin e ardhshëm, dhe deri në fund të vitit 2028 autostrada nga Tetova në Gostivar do të jetë plotësisht e përfunduar, dhe kjo është diçka për të cilën jam veçanërisht krenar”.

Nikolloski njoftoi se, së bashku me Bashkimin Evropian, po punohet intensivisht për dokumentacionin për lidhjen hekurudhore midis Shkupit dhe Tetovës dhe Gostivarit.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5262
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.