Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Zhernovski: Qeveria po përgatit terrenin për propozimin francez, MPJ: Akuza të pabaza
Maqedoni

Zhernovski: Qeveria po përgatit terrenin për propozimin francez, MPJ: Akuza të pabaza

August 5, 2026

AA

LSDM njoftoi se qeveria e Hristijan Mickoskit po përgatit terrenin për pranimin e propozimit francez. Anëtari i Këshillit Drejtues të kësaj partie, Andrej Zhernovski, tha se ministri i Jashtëm, Timço Mucunskit para pak ditëve vetë pranoi se po bëjnë bisedime të fshehta.

MARKETING


Description of image

ANDREJ ZHERNOVSKI, ANËTAR I KËSHILLIT DREJTUES I LSDM-SË

“Po përgatitet terreni për pranimin e propozimit francez. Informacionet tona nga Brukseli thonë se qeveria Mickoski tashmë është pajtuar për këtë, dhe këto janë sinjale të qarta që kanë ardhur nga Brukseli, Berlini dhe Parisi”.

Ai beson se Qeveria po përpiqet të krijojë një strategji për ta paraqitur si fitore atë që deri dje, siç thotë ai, ishte gënjeshtër dhe tradhti e lartë për ta.

ANDREJ ZHERNOVSKI, ANËTAR I KËSHILLIT DREJTUES I LSDM-SË

“Dua t’ua shpjegoj këtë duke thënë se të gjithë ne, si politikanë, gazetarë dhe qytetarë, u habitëm nga kthesa e papritur në politikën dhe diplomacinë e Timço Mucunskit. E gjitha filloi kur ai vetë pranoi se ne nuk jemi ‘maqedonas të veriut’, siç pretendonin kur ishin në opozitë. Se ne nuk flasim gjuhën ‘maqedonase të veriut’, siç pretendonin kur ishin në opozitë, por, përkundrazi, se sot jemi maqedonas dhe se flasim gjuhën maqedonase”.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme hodhi poshtë akuzat e LSDM-së se Qeveria po përgatit pranimin e propozimit francez, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një përpjekje për të krijuar histeri dhe për të dezinformuar opinionin publik. Në reagim thuhet se pretendimet për një marrëveshje të fshehtë ose negociata të fshehta janë të pavërteta dhe përbëjnë, siç theksohet, edhe një konstruksion tjetër të plasuar në opinion. Nga Ministria theksojnë se institucionet komunikojnë rregullisht me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, institucionet evropiane, Bullgarinë dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, ndërsa bisedimet zhvillohen në mënyrë transparente.

MPJ

“Nuk ka lëshime në lidhje me interesat kombëtare, identitetin, gjuhën dhe historinë. Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet përcaktim strategjik dhe objektivi përfundimtar i kësaj Qeverie”.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme shtojnë se, ndryshe nga qeveria e mëparshme, politika e jashtme aktuale udhëhiqet me përgjegjësi, në mënyrë parimore dhe në përputhje me interesat kombëtare. /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria për shtatë

November 24, 2026
Kosovë

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin

November 24, 2026
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5250
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15636
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, gjatë seancës së komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka

Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.