Prokuroria shpall për padinë Grubin e Bajramin
Prokuroria Themelore Publike formoi aktakuzë për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, për të cilën akuzohen Përparim Bajrami, Artan Grubi dhe 6 persona të tjerë. Prokuroria kërkon paraburgim për Bajramin dhe vazhdimin e paraburgimit për Grubin. Ata dyshohet ta kenë dëmtuar buxhetin e shtetit 8.25 milion euro. Atyre u rëndon akuza “shpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Të akuzuarit sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë vitit 2023 dhe 2024, në mënyrë të përbashkët kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve dhe detyrave të tyre të veçanta, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm Shoqërisë Aksionare për organizimin e lojërave të fatit Lotarisë Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Prokuroria Themelore Publike
“I akuzuari i parë, kryetari i Bordit Drejtues të ‘Lotarisë Shtetëror’, më 09.05.2023, i dorëzoi informacion të akuzuarit të tretë – Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës mbi nevojën për të ndërmarrë aktivitete për organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit. Sekretari i Përgjithshëm e propozoi këtë informacion më 06.06.2023 si shtesë në një pikë në rendin e ditës të një seance qeveritare. I akuzuari i dytë, i cili kishte ndikim real në menaxhimin e SHA ‘Lotarisë Shtetërore’ e kryesoi seancën qeveritare dhe propozoi që pika e ndryshuar e rendit të ditës të miratohej”.
Ndërsa specifikuan edhe për veprimet e 5 të akuzuarëve të tjerë.
Prokuroria Themelore Publike
“Të akuzuarit e tjerë, kryetari dhe anëtarët e Bordit Mbikëqyrës, megjithëse e dinin se procedura ligjore nuk ishte ndjekur, morën vendim duke miratuar fillimin e procedurës për prokurimin publik të terminaleve të videolotarisë për organizimin e lojërave elektronike të fatit si një marrëveshje e madhe. Prokurimi publik u zbatua dhe u morën përsipër detyrimet e pagesës”.
Prokuroria kërkon paraburgim për të akuzuarin e pare Përparim Bajramin, i cili prej gati një viti është në arrati dhe i paarritshëm për organet e ndjekjes. Për të akuzuarin e dytë Artan Grubin kërkohet vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak, ndërsa për gjashtë të tjerët janë propozuar masa kujdesi.
Emine Ismaili /SHENJA/
