Marrëveshja e Ohrit, mekanizëm i gjallë i rendit kushtetuese
“Marrëveshja Kornizë e Ohrit është një moment për të rikujtuar të kaluarën, por edhe por edhe për të reflektuar mbi përgjegjësinë e institucioneve për të ardhmen e vendit”. Kështu u tha në seancën solemne të Qeverisë të organizuar për 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Seancën e udhëhoqi zëvendëskryeministri Bekim Sali, i cili duke folur për rëndësinë e mbajtjes gjallë të kësaj Marrëveshje, theksoi se në këtë drejtim kanë punuar duke e bërë Ligjin për përfaqësim të Drejtë dhe Adekuad.
Bekim Sali, zv/kryeministër për Çështje Evropiane
“Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk duhet të shihet vetëm si një dokument historik, por si një mekanizëm i gjallë i rendit kushtetues dhe si orientim politik për institucionet e vendit…Rrjedhimisht përgjegjësia jonë është t’i zbatojmë dispozitat e saj dhe t’i përmbahemi frymës së saj, ashtu siç po bëjmë edhe në si Qeveri së fundmi duke ja propozuar Kuvendit të RMV-së një dispozitë të rëndësishme të kësaj marrëveshje siç është Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuad”.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski u shpreh se Marrëveshja Kornzië e Ohrit është një dokument historik, i cili ka lënë gjurmë në zhvillimin e shtetit. Ndërsa kritikoi partitë që kanë qeverisur dekada pas nënshkrimin të kësaj Marrëveshje, të cilat siç thotë e kanë keqpërdorur për interesa personale.
Aleksandar Nikollovski, zv/kryeministër
“Kishte struktura dhe parti politike, të cilat për fat, nuk janë më pjesë e kësaj Qeverie, të cilat e kanë keqpëdorur Marrëveshjen për interesat e tyre personale. Tentuan të krijonin përçarje, të nxisnin nacionalizëm të rremë, tensione etnike dhe kështu të sundonin vendin. Mund të pranojmë se ia dolën ta bënin këtë për një kohë të gjatë dhe tani për tani, le të shohim në këto dy vjet, se në thelb shumica e gjërave lidheshin me interesa personale dhe familjare”.
Në seancë morën pjesë pothuajse gjysma e kabinetit qeveritar.
Emine Ismaili /SHENJA/
