Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Opozita shqiptare: Janevska relativizon të drejtat e shqiptarëve
Maqedoni

Opozita shqiptare: Janevska relativizon të drejtat e shqiptarëve

August 17, 2026

AA

 

MARKETING


Description of image

Deklarata e ministres së arsimit dhe shkencës Vesna Janevska se parimi i Badenterit po keqpërdoret si mjet politik ka nxitur reagime të shumta në skenën politike. Nga Lidhja Shqiptare thonë se vendimet e fundit kokë në vete të ministres Janevska dhe deklaratat e saj publike në të cilat vërehet qartë tendenca për të injoruar Badenterin dhe të sjellë ligjet për arsim sipas qejfit të tyre, dëshmojnë qartë hovin e Qeverisë aktuale kundër arsimit në gjuhën shqipe. Sipas tyre fillimisht pa debat publik, pa konsultim me ekspertë dhe autoritetet lokale dhe pa një analizë të mirëfilltë, vetëm me vendim të ministres është ulur numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në të gjitha komunat shqiptare.

LIDHJA SHQIPTARE

“Edhe më skandaloze është deklarata për të sjellë ligjet për arsim të lartë pa Badenter që në gjuhën e thjeshtë përkthehet pa i pyetur shqiptarët..Këto veprime nuk çojnë askund tjetër vetëm se në vitet e 90-ta kur pushteti njëjtë ndalonte ndërsa shqiptarët kërkonin shkolla shqipe, fakultetin pedagogjik dhe universitetin në gjuhën amtare, për çka kemi edhe dëshmorë”.

Edhe Aleanca për shqiptarët ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratësim lidhur me deklaratën e Janevskës për të cilën thonë se ka relativizuar një nga mekanizmat themelorë kushtetues për garantimin e barazisë ndërmjet komuniteteve në vend. Ata thonë se Janevska e përshkruan Badenterin si një “vegël” për mbrojtjen e të drejtave të “bashkësive etnike më të vogla”, ndërsa më pas, duke folur për zbatimin e këtij mekanizmi, i referohet pikërisht partive ku anëtarësohen shumica e shqiptarëve.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Kjo gjuhë dhe kjo qasje janë të papranueshme.Shqiptarët nuk janë një “bashkësi e vogël” të cilës dikush në Qeveri i bën nder duke ia respektuar të drejtat. Shqiptarët janë popull shtetformues, një nga dy komunitetet më të mëdha në vend dhe faktor kyç në ndërtimin e shtetit dhe të rendit të tij kushtetues”.

Reagim lidhur me këtë pati edhe nga BDI të cilët thanë se deklarata e ministres Janevska përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj njërës prej shtyllave të Marrëveshjes së Ohrit. Partitë opozitare fajësojnë VLENIN në pushtet për heshtje ndaj këtyre deklaratave siç thonë ata fyese për shqiptarët.

Ministrja Vesna Janevska së fundmi ka deklaruar se nuk është në rregull që shumica e Badenterit të përdoret si mjet për arritjen e zgjidhjeve politike, pikërisht përmes arsimit dhe se nuk duhet të kërkohet badenter aty ku nuk duhet. Ajo i referohet tre ligjeve që janë në procedurë parlamentare ,  Ligji për Arsimin e Lartë, Ligji për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore dhe Ligji për Cilësinë në Arsimin e Lartë dhe Shkencë e cila kërkon zbatimin e parimit të Badenterit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e Alfabetit, të

November 22, 2026
Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e Alfabetit: “Gjuha

November 22, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për çështjet kombëtare,

November 22, 2026
Kosovë

Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt:

November 22, 2026
Maqedoni

“One Stop Shop” në Qafë-Thanë, Mendi Qyra me mesazh (VIDEO)

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5234
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.