Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 VLEN: Opozita shqiptare po e bllokon ligjin për përfaqësim të drejtë
Maqedoni

VLEN: Opozita shqiptare po e bllokon ligjin për përfaqësim të drejtë

August 18, 2026

AA

Zëdhënësi i partisë VLEN, Driton Sulejmani, akuzon partinë opozitare shqiptare BDI se po e bllokon miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Sipas Sulejmanit, ky ligj është një nga pjesët kryesore të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe, siç tha ai, është e habitshme që BDI nuk e përkrah një zgjidhje të tillë ligjore. Sulejmani tha se BDI-ja ka pasur mundësi që këtë çështje ta zgjidhte gjatë dy dekadave sa ishte në pushtet, por nuk e ka bërë. Ai pretendon se tani, kur po tentohet të vendoset një kornizë e re ligjore për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, BDI po e pengon procesin.

MARKETING


Description of image

DRITON SULEJMANI, ZËDHËNËS I VLEN-IT

“E njejta situatë është me ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili e avanconë Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat, e vendos nga kategoria e mekanizmit në kategori ligjiore dhe thjeshtë po habitemi se si BDI po bënë sjellje të tilla, të cilat nuk janë të hijshme dhe të cilat mendojë që janë edhe kundër interesave të shqiptarëve të Maqedonisë, thejshtë  po habitemi se si me aq lehtësi thojnë se ne nuk e kalojmë këtë ligj, ne e bllokojmë këtë ligj. Është njejtë sikurse ta bllokojshë ligjin për gjuhët, është njejtë sikurse ta bllokojshë decentralizimin, të gjitha këto janë pjes esenciale të Marrëveshjes së Ohrit”.

Sulejmani shpreson se BDI-ja, siç tha, më në fund do të vetëdijësohet dhe do të reflektojë për qëndrimin e saj ndaj Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Ai bëri një krahasim me miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në vitin 2018, duke theksuar se në atë kohë si opozitë, kishin  vlerësuar se ligji nuk ishte zgjidhja ideale dhe nuk e zgjidhte plotësisht çështjen e gjuhës shqipe, por sipas Sulejmanit, edhe pse e kishin kritikuar ligjin, e kishin përkrahur atë me qëllim që të bëhej një hap përpara në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Kutjojmë se  në qershor të vitit 2026, Propozim-ligji tashmë është  në procedurë parlamentare. Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive zhvilloi debat publik për tekstin ligjor, i cili po shqyrtohet në lexim të parë dhe në procedurë të rregullt, por  e njejta bllokon nga BDI.

Samir Mustafa /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në

November 21, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

November 21, 2026
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë:

November 21, 2026
Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën

November 21, 2026
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15584
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes

Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor në bastionin e Lidhjes Shqiptare, Degën e Gazi Babës ku me pjesëmarje madhështore u zgjodhën

Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

Një ditë para 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ali Ahmeti ka ngritur flamurin kombëtar në Zajaz,

Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.