Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Angelov: Dramë në Çanishte, zjarri depërtoi mes shtëpive
Maqedoni

Angelov: Dramë në Çanishte, zjarri depërtoi mes shtëpive

August 18, 2026

AA

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov ka theksuar se gjatë ditës së djeshme kanë shpërthyer 29 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 23 janë shuar, ndërsa gjashtë janë ende aktive edhe këtë paradite. Angelov ka njoftuar se mbrëmë ka pasur një dramë të vërtetë në fshatin Çanishte, rreth tridhjetë kilometra larg Prilepit.  Sipas tij, zjarri ka depërtuar mes shtëpive të fshatit, por nuk është djegur asnjë shtëpi në të cilën jetojnë banorët e mbetur në fshat.

MARKETING


Description of image

STOJANCE ANGELOV-DREJTORI I DREJTORISË PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM

“Mirënjohje shumë e madhe për zjarrfikësit e Prilepit, të cilët me përkushtim të madh luftuan me zjarrin dhe arritën të shpëtonin pjesën më të madhe të fshatit. Falënderime edhe për zjarrfikësit vullnetarë nga Manastiri, të cilët u angazhuan përmes ekipit për reagim të shpejtë të Drejtorisë dhe punuan gjatë gjithë natës, madje po punojnë edhe tani. Ata shuan një sipërfaqe të madhe të përfshirë nga zjarri dhe mendoj se sot do ta vendosim këtë zjarr nën kontroll të plotë”.

Angelov tha se, situata tjetër serioze ka qenë zjarri në territorin e Komunës së Jegunovcit, i cili ka depërtuar në afërsi të fshatit Tudencë dhe ka rrezikuar manastirin. Ai sqaroi se, për shkak të rrezikut të madh për manastirin dhe mungesës së zjarrfikësve nga Tetova, ai dërgoi ekipe të Drejtorisë me vullnetarë nga Gostivari, Çairi dhe Tetova për shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen e manastirit.

Karakteristikë e përbashkët e të gjitha këtyre zjarreve është se askund nuk po digjet pyll cilësor dhe, për momentin, nuk kemi fshatra të rrezikuara, ka deklaruar Angelov. Ai theksoi gjithashtu se deponia e Kratovës është mbuluar plotësisht dhe nuk po e ndot ajrin në qytet.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në

November 21, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

November 21, 2026
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë:

November 21, 2026
Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën

November 21, 2026
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15584
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes

Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor në bastionin e Lidhjes Shqiptare, Degën e Gazi Babës ku me pjesëmarje madhështore u zgjodhën

Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

Një ditë para 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ali Ahmeti ka ngritur flamurin kombëtar në Zajaz,

Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.