Pikëpagesat rrugore, nga fillimi i vitit shteti ka arkëtuar mbi 31 milionë euro
Nga fillimi i këtij viti deri në qershor, nga pagesa e taksave në vend janë mbledhur një shifër rekord prej 1.9 miliard denarë apo mbi 31 milion euro, krahasuar me vitin e kaluar informoi Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore. Ata kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve MIA se, stacioniet më të frekuentuar të pagesës janë Tetova, Petroveci, Ramanlia, Gllumova, Milladinovci, Zhelina, Gostivari dhe pastaj të tjerat me radhë.
Sa herë që ka një vëllim të shtuar të trafikut në pikat pagesore dhe veçanërisht në sezonin e verës, ata theksuan se Departamenti i mbledhjes së taksave harton një plan veprimi ku në secilën pikë pagesore në të dy korridoret, të gjitha korsitë e disponueshme vihen në funksion, natyrisht, përparësi i jepet njëlloj mbledhjes elektronike të taksave (ENP) në M-tag ku të paktën një korsi është gjithmonë në funksion, nga ku dhe shtuan se mbledhja elektronike e taksave është rritur për 6% nga totali.
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore
“Pjesëmarrja e mbledhjes elektronike të taksave në qarkullimin total është 36% nga gjithsej 11 stacione të pikave pagesore ku janë të vendosura. Të dhënat mbi shitjen e pajisjeve elektronike dhe rimbushjen e tyre, veçanërisht pasi pajisjet M-tag janë gjithashtu të kapshme në pikat e shitjes së operatorëve, tregojnë se mbledhja elektronike e taksave është rritur për 6% nga totali”.
Ndërkaq udhëheqësia e kësaj ndërmarrje gjatë promovimit të mundësisë së blerjes së M-tags nga operatorët celularë, informoi se po shqyrtojnë futjen e një modeli të mbledhjes së taksave si në Serbi, pra një sistem të mbyllur për mbledhjen e kilometrave të përshkuara. Për këtë qëllim, një studim është duke u zhvilluar tashmë për të futur një sistem të tillë të pagesës në Korridorin 8.
Anida Murati /SHENJA/
