Uji i pijshëm në Shkup i sigurt dhe cilësor
NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup informon se uji i pijshëm në qytet është i sigurt dhe i përshtatshëm për përdorim, konform rezultateve nga egzaminimet e rreullgta laboratorike.
Në periudhën nga 17 deri më 21 gusht të vitit 2026, Sektori për kontroll sanitar ka marrë 206 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 206 mostra për analiza mikrobiologjike, nga gjithsej 47 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të marra, të gjitha mostrat e testuara i plotësojnë kërkesat e përcaktuara në Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, Nr. 183/18). përcjell Zhurnal.mk .
