
VIDEO/ Xhirona mund Valejkanon dhe parakalon Barcelonën
Xhirona, skuadra surprizë në këtë sezon të La Liga-s, është kthyer te fitorja në kampionat, pas një barazimi dhe dy humbjeve radhazi në tri ndeshjet e fundit.
Skuadra e Miçelit ka mundur 3-0 në shtëpi ekipin e Rajo Valejkano-s në javën e 26-të të kampionatit spanjoll dhe është ngjitur në vendin e dytë me 59 pikë, duke parakaluar Barcelona-n.
Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola, vendasit kanë gjetur golin e avantazhit dhe të fitores në minutën e 52-të me Tsigankov. Në minutën e 76-të, Valejkano ka mbetur me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Çavaria. Në minutat e fundit të ndeshjes, Savio (91′, 96′) ka realizuar golin e dytë dhe të tretë.